KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon ta mbajë qëndrimin se në Kosovë mund të ketë vetëm një lloj valute, si mjet pagese që mund të përdoret vetëm euro.

Në një intervistë dhënë për “BBC”, kreu i ekzekutivit ka thënë se Serbia nuk mund t’ia imponojë serbëve të Kosovës përdorimin e dinarit sepse siç thekson ai, kjo monedhë i përket kohës së ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit.

“Kosova mund të ketë vetëm një lloj valute si mjet pagese. Pra, nëse Serbia dëshiron dinarë, atëherë ata s’mund ta imponojnë këtë”, theksoi kryeministri.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Gjatë intervistës, Kurti potencon se nuk ka rrezik për serbët e Kosovës nga Qeveria të cilën e udhëheqë ai.

“S’ka rrezik për serbët e Kosovës nga qeveria ime. Ne s’mund të lejojmë asnjë individ ose grup të bëhet më i fortë se shteti. Dhe shteti nënkupton sundim të ligjit për të gjithë dhe secilin”, shtoi më tej ai.

Ndërkaq, pos kësaj Kurti ka përmendur edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Kemi konfiskuar armë, municion dhe pajisje ushtarake në vlerë deri në pesë milionë euro të prodhuara në Serbi vitet e fundit. Mendoj se Serbia deshi një luftë të re, por kjo nuk ndodhi. Ne eleminuam tre terroristë, dhjetëra prej tyre ikën, ndërsa ata sot janë në Serbi”.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Kur u pyet pse u lanë të iknin nga territori i Kosovës, Kurti tha se “kishim perimetër shumë të gjatë dhe të madh, nuk donim që asnjë nga plumbat të përfundonte në muret e serbëve”.

Ai thotë se çmimi që u pagua ishte fakti që ata arritën të shpëtonin.

Rruga Press

YouTube player