KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Që të kontribuojmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale ka shkruar për Ditën e Evropës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se me qëllim që Kosova të kontribuojë edhe më shumë, duhet të jetë pjesë e familjes evropiane dhe që rrugëtimi i saj të vlerësohet në baza meritokracie.

“Republika e Kosovës jo vetëm që i bashkohet thirrjeve dhe misionit të mbrojtjes së demokracisë anekënd Evropës, por edhe në vazhdimësi dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar në këtë drejtim, si në përafrimin e politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe në mbështetjen e të gjitha masave të vendosura ndaj agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Kosova dhe Katari diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën sociale

 “Por që të kontribuojmë e të bëjmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie. Teksa edhe zgjerimi është rikthyer në vëmendje e agjendën e BE-së pas shumë vitesh, vendi ynë ka aplikuar dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Avancimi i vendit tonë në rrugën drejt BE-së, do ishte sinjal pozitiv për vendin dhe për vlerat demokratike”, shka shtuar kryeministri.

Krejt në fund ka thënë se Dita e Evropës përfaqëson premtimin se vetëm bashkë shtetet evropiane mund të jenë më të fuqishme.

“Dita e Evropës ngërthen në vetvete premtimin se vetëm bashkë jemi më të fuqishëm. Në një Evropë të bashkuar, në një Evropë që ruan e kultivon lirinë e demokracinë, paqen e sigurinë”, ka shkruar ai.

YouTube player