KryesoreLajme

Kryeministri Kurti priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier

Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Albin Kurti priti në takim ditën e sotme Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.

Gjatë bisedës mes tyre kryeministri Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Belgjika në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se vendi ynë mirëpret trupat shtesë që Belgjika i ka dërguar në kuadër të misionit të KFOR-it, duke filluar nga 1 prilli 2025.

Lexo më shumë  Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

Pjesë e diskutimit ishin dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, investimet, drejtësia e sundimi i ligjit. U theksua vullneti dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti shtoi se Kosova vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset e integrimit euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Lexo më shumë  “Me zor i kam rritur”/ Iu shkrumbuan dhjetëra rrënjë ullinj në Himarë, e moshuara: Shpresën e kishim tek prodhimi që prisnim të merrnim

Rruga Press

YouTube player