KryesoreLajme

Kryeministri Kurti përkujton Mirush Kabashin në hapjen e ekspozitës fotografike “Mes Teatrit dhe Filmit”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike “Mes Teatrit dhe Filmit”, promovimi i librit në shqip dhe anglisht “Mirush Kabashi Sokrati Shqiptar – Mirush Kabashi Albanian Socrates” si dhe shfaqja e filmit dokumentar “100 Maska 1 Shpirt” në Gjakovë.

Kurti në një postim në Facebook, shkruan se ishte në Gjakovë, “aty ku fjala ka peshë dhe kujtesa frymon me art, u çel një ditë që s’qe thjesht përkujtim, por një rikthim i heshtur i Mirush Kabashit në skenën që e deshi dhe e deshi”.

Lexo më shumë  Hetemi: ‘Za n’kujtesë’, platformë e kujtesës mbi të vërtetën historike

“Ekspozita fotografike “Mes Teatrit dhe Filmit”, promovimi i librit në shqip dhe anglisht “Mirush Kabashi Sokrati Shqiptar – Mirush Kabashi Albanian Socrates” nga autorja Driada Dervishi, si dhe shfaqja e filmit dokumentar “100 Maska 1 Shpirt” me regji nga Eliodor Markja, krijuan një portret të plotë të shpirtit të tij të paepur. I munguar në trup, por i pranishëm në çdo buzëqeshje, në çdo duartrokitje, në çdo frymë të sallës së Teatrit “Hadi Shehu”, shkruan Kurti.

Ai tha se sonte Gjakova nuk mbajti vetëm një aktivitet – mbajti fjalën, shpirtin dhe dritën e një njeriu që na mësoi se teatri nuk është thjesht vend shfaqjeje, por një gjendje shpirti.

Lexo më shumë  Abilekaj: Celibashi tregoi se bën gjithçka për interesat e Edi Ramës!

“Nderim për mjeshtrin e fjalës. Faleminderit që ishit, Mirush. Faleminderit që jeni”, shkruan Kurti.

“Një ditëlindje pa Mirush Kabashin” ishte motoja e aktivitetit përkujtimor në nderim të jetës dhe veprimtarisë së aktorit Kabashi i cili u organizua nga Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit