KryesoreLajme

Kryeministri Kurti pas Britanisë së Madhe, udhëton për në Itali

Pas vizitës në Britani të Madhe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka udhëtuar për në Romë të Italisë, ku do të mbahet Kongresi i Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.

Aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të grupit të Parlamentit Evropian  Socialistë Demokratë (PES).

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Ndryshe, të mërkurën dhe të enjten Tirana ishte nikoqire e Samiti për Ukrainën dhe asaj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Për shkak të vizitës së tij jashtë vendit, Kurti nuk kishte marr pjesë në këtë samit, por ishte i pranishëm vetëm virtualisht.

Rruga Press

YouTube player