KryesoreLajme

Kryeministri Kurti njofton shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “X” për platformën “E-Kosova”, duke thënë se tashmë aty ofrohen mbi 176 shërbime dhe janë të regjistruar mbi 916 mijë përdorues, shumica e të cilëve gra.

Kurti ka thënë se në E-kosova ofrohet qasje në shërbimet shëndetësore dhe familjare dhe platforma mund të përdoret për të aplikuar për grante dhe ndihma si dhe për të paguar taksat dhe shërbimet komunale.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Kryeministri ka parlajmëruar se shumë shpejt do të shtohen edhe shërbime të tjera, shkruan Express.

“e-Kosova është shembulli më i mirë i faktit se ka mundësi edhe në situata të vështira dhe është dëshmi e vizionit të Qeverisë sonë për t’i kthyer situatat e tilla në ndryshime pozitive”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

YouTube player