KryesoreLajme

Kryeministri Kurti në Zvicër për t’u takuar me mërgimtarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke vazhduar takimet me mërgimtarët.

Kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Zvicrës, kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, me datë 1 nëntor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të, do të jenë edhe deputeti i parë shqiptarë në parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj, dhe Bashkë-Presidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Ëermuth. Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, Pritja 19:30-20:15 dhe Programi 20:15-22:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në postimin e LVV-së.

Lexo më shumë  Qeveria i bëri edhe kryebashkiakët milionerë, marrin rrogë 4 herë më shumë se paga mesatare në vend

Rruga Press

YouTube player