KryesoreLajme

Kryeministri Kurti në 25-të vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drejtësia për Ukshin Hotin nuk ka filluar ende, pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që nga zhdukja e tij.

Kurti shtoi se Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk kanë një politikan filozof e teoreticion sikurse Ukshin Hoti.

“Më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u zhduk. Edhe sot, ҫerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur. Kosova e shqiptarët në përgjithësi nuk kanë një politikan filozof e teoreticien të politikës sikur ai. Drejtësia për të nuk ka filluar ende”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar edhe për përvjetorin e vdekjes së heroinës, Marte Tunaj, siç e ka quajtur kryeministri treguese e të vërtetës për dhunën seksuale të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë.

Kurti shtoi se për krimet e tilla të luftës drejtësia është vonuar.

“Në këtë ditë, në përvjetorin e vdekjes, përkujtojmë heroinën Marte Tunaj. Me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë. Për këto krime, drejtësia është vonuar”, shkroi Kurti.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player