Lajme

Kryeministri Kurti merr pjesë në “Tryezën e Rrumbullakët” me Qeverinë e Greqisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm, thuhet në një njoftim për medie, transmeton arbresh.info.

Kjo tryezë, e 26-ta me radhë, organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Lexo më shumë  Deputeti që kryeson delegacionin gjerman në KiE me kritika të forta: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit

Me temën “Antiteza, transformime, arritje në një botë në ndryshim”, në këtë tryezë do të marrin pjesë liderë shtetesh, ministra kabineti, drejtues të organizatave ndërkombëtare, drejtues nga biznesi, financat, profesionistë nga akademia dhe mediet, thuhet tutje në këtë njoftim.

“Kryeministri Kurti sot merr pjesë në panelin me temë. Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”, thuhet në një njoftim pëe medie.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Krahas kryeministrit Kurti, të ftuar në panel janë edhe Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Paneli do të drejtohet nga Joan Hoey, drejtor për Evropë, The Economist Intelligence Unit, redaktor, The Democracy Index.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *