Kryeministri Kurti me ministra bënë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-deputetit Ali Lajçi, i cili vdiq të hënën.
Ish-veprimtari i çështjes kombëtare, Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.
Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.
Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Rruga Press