Lajme

Kryeministri Kurti: Me filmin e saj Luana Bajrami do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore

Regjisorja dhe aktorja kosovare Luana Bajrami me filmin “Bota Jonë” është pjesë në garën e Festivalit të Filmit të Venedikut.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përshëndeti nominimin e këtijh filmi në këtë festival prestigjioz.

“Me vetëm 22 vjet, regjisorja dhe aktorja Luana Bajrami, e shënon suksesin e radhës. Filmi i saj “Bota Jonë” është përzgjedhur për të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut, i cili gjithashtu shënon edicionin jubilar numër 80.

Filmi do të garojë në kategorinë “Orizzonti”, bashkë me filma të tjerë ndërkombëtarë të nivelit më të lartë kinematografik”, ka shkruar Kurti në rrjetin social.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal

Filmi “Bota Jonë” është financim i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Aide au Cinéma du Monde, pra bashkëprodhim i Kosovës me Francën si filmi i parë i prodhuar pas nënshkrimit bilateral të marrëveshjes për bashkëprodhim filmik me shtetin e Francës, nënshkruar vitin e kaluar.

Me filmin e saj debutues si regjisore ”Luaneshat e Kodrës”, Luana kishte garuar në Festivalin e Kanës në vitin 2021.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje me Britaninë dhe Irlandën e Veriut në fushën e mbrojtjes

“Me përzgjedhjen e filmit të saj të dytë në Festivalin e Venedikut këtë vit, po dëshmohet se me potencialin si kineaste, emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore. Edhe roli i saj i Sophie në ”Portrait of a Lady on Fire” të Celine Sciamma, është i pashlyeshëm.

Suksese në garë Luanës, Valbonës, Uratës, Elsës, Albinës, Donit, Aurorës, Ganisë dhe Armendit”, ka shkruar në urimin e tij kryeministri Kurti.

Rruga Press

YouTube player