Kryeministri Kurti mban ligjëratë në Universitetin Yale në ShBA, flet për rrugëtimin e Kosovës 25 vjet pas çlirimit
Kryeministri Albin Kurti do të mbajë sot ligjëratë në Universitetin Yale, përkatësisht Shkollën Jackson për Çështje Globale, në Connecticut të ShBA-së. Kurti do të flasë për rrugëtimin e Kosovës 25 vjet pas çlirimit.
Për këtë ligjëratë ka njoftuar edhe vetë Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”.
“Sot, në orën 12:10 këtu në New Haven dhe 18:10 në Kosovë, do të mbaj ligjëratën inauguruese me rastin e themelimit të @JacksonYale Qendra Blu për Vlerësimin Strategjik Global, nën titullin “Kosova 25 vjet pas çlirimit: Progresi demokratik dhe një ekonomi në rritje — dhe kërcënimi në rritje i Rusisë dhe Serbisë”.
Ndryshe, Kurti po qëndron në ShBA qe pesë ditë për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Rruga Press