Lajme

Kryeministri Kurti: Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kushtet e Bashkimit Evropian duhet të jenë të drejta për Kosovën, në mënyrë që vendi të ecën shpejt drejt rrugës evropiane. Ai në Bruksel tha se tri vjet më parë, Komisioni Evropian kishte rekomanduar liberalizimin e vizave për kosovarët, por që qytetarët vazhdojnë të kenë vështirësi.

“Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta, rruga e Kosovës duhet të jetë e shkurtër drejt qytetërimit evropian. Besojmë që të kemi liberalizim të vizave, tashmë kanë kaluar 3 vjet, 4 muaj që prej Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por qytetarët vazhdojnë të kalojnë këtë regjim vizazh”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës rrit të gjithë pensionet për 20 për qind

Kurti përmendi miratimin e planit ERA2, që del nga MSA-ja, dhe se duhet qenë të përkushtuar në zbatimin e saj.

Takimin e sotëm me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e konsideroi të rëndësishëm për zbatimin e MSA-së.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se marrëveshja e Asocim-Stabilizimit është qendra apo themeli i bashkëpunimit, drejt shtegut evropian.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla: Kosova merr pjesë në takimet e CEFTA-s

“S’jemi këtu për t’i kryer punës e juaja, dhe për këtë e mirëpres kryeministrin Kurti që të vë një theks te sundimi i ligjit. Ne mbesim të vendosur që t’i vazhdojmë përpjekjet tona kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, tha ai.

Borrell theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Prishtinës duhet të vazhdojë.

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *