KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Kurrë më të lirë e më të pavarur s’kemi qenë, mbrojmë pavarësinë tonë me gjithçka

Kryeministri Albin Kurti, në përvjetorin e 25-të të çlirimit të vendit tonë, ka kujtuar ditën kur dhjetëra mijëra trupa të NATO-s filluan ta kalojnë kufirin dhe u futën si trupa në territorin e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, ai tha se 12 qeshori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të vendit tonë.

“Në rrjedhën e pandërprerë të kohës si përditshmëri, vijnë disa ditë të veçanta sikur dita e sotme kur është shumë e rëndësishme të përqendrohemi në të tashmën për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar deri këtu. Të bashkohemi shpirtërisht siç jemi bashkuar sot këtu në Kuvendin e Republikës sonë dhe më pas në sheshet e qytetit me qytetarët për të shënuar një ngjarje historike që na ka sjellë të tashmën dhe na ka përcaktuar të ardhmen. Sot është një nga ato ditë meqë është dita e çlirimit të Kosovës. 12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të Kosovës, sepse atë ditë dhjetëra mijëra trupa ushtarake të NATO-s filluan ta kalojnë kufirin dhe të futën si trupa në territorin e Kosovës. Për vetëm disa orë më herët, befasisht dhe tradhtisht, një kontigjent prej 200 ushtarësh rusë i shkëputur nga misioni SFOR në Bosnje dhe Hercegovinë kishte arritur në mesnatë në qendër të Prishtinës mes datës 11 dhe 12 qershorit. Kosova dhe veçanërisht zona e Prishtinës, u bë arenë zhvillimesh që morën vëmendje globale. Në njërën pjesë të qytetit forcat ushtarake policore serbe dhe jugosllave ende nuk ishin tërhequr nga Prishtina. Në pjesën tjetër, njësitet e UÇK-së, nga zona operative e Llapit kishin hyrë në qytet duke ngritur flamurin kombëtar shqiptar në shkollën “Zenel Hajdini” dhe në rrugën e Bledit. Më tej pasi kishin kalaur nëpër Prishtinë, trupat ruse u stacionuan në aeroportin e Prishtinës në Sllatinë duke pushtuar dhe bllokuar atë. Ndërkohë mijëra ushtarë britanikë po përparonin drejt Prishtinës. Përballja mes palëve dukej e pashmangshme. Skenarët eventual të asaj situate ishin të paparishikueshme dhe të frikshme”, kujtoi Kurti.

Lexo më shumë  Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat

“Detajet e mëtutjeshme i takojnë historisë dhe historianëve, por pikërisht nga kjo histori duhet nxjerr mësime siç edhe kemi bërë që nga atëherë e deri më sot. Dhe kjo kuptohet nga rreshtimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik i vendeve tona sot. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë. Kurse Kosova bashkë me Shqipërinë në vazhdimësi ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me ShBA-në, Anglinë, Gjermaninë dhe Turqinë, Francën e Italinë dhe vende të tjera partnere të perëndimit”.

Kreu i qeverisë tha më tej se Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO destin ushtarak.

“BE është familja jonë e synuar politike kurse NATO është destnimi ynë ushtarak. Po e shënojmë sot 25 vjetorin e çlirimit duke qëndruar bashkë me aleatët tanë njësoj si më 12 qershor 1999 dhe njësoj si në ditët e para të çlirimit. Që nga fillimi i vitit 2023 dhe deri në mes të këtij viti, ditë pas dite, i kemi përkujtuar në 25 vjetorët e tyre dëshmorët e luftetarët e lirisë dhe betejat e lavdishme të UÇK-së. I kemi përkutjuar të vrarët dhe viktimat e masakrave, i kemi përkujtuar të zhdukurit me dhunë, viktimat e përdhunimit, të burgosuroit, dëmët dhe shkatërrimet. Dhe i kemi denoncuar krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, spastrimin entik dhe gjoenocin që Serbia e ka kryer në Kosovë, pikërisht se kemi vuajtur, tash ne duam që në Kosovë gjithë qytetatrët të gëzojnë e të fitojnë. Shumica shqiptare baskë me pakica”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.Tutje, kryeministri Kurti u shpreh se Kosova s’ka qenë kurrë më e lirë dhe më e vendosur për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, me çdo kusht.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon përfaqësuesit e OKB-së, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe zhvillimet në veri

“Sot me vetëdijen më të lartë politike dhe me kujtesën me të kthjellët kolektive po e kujtojmë 12 qershorin e vitit 1999 ditën e çlirimit. Nga ajo ditë dhe deri sot janë mbushur 25 vjet, pra një epokë prej një çerek shekulli në historinë moderne të Ksovoës, të një kohe gjatë së cilës populli i Kosovës ka jetuar në liri më shumë dhe me cilësisht se sa në cilëndo epokë tjetër historike. Kurrë më të lirë dhe më të pavarur nuk kemi qenë dhe kurrë më të vendosur nuk kemi qenë për ta mbrojtur lirinë dhe pavarësinë tonë me çdo kusht, me gjithçka, me çdo gjë, çdonjëri”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player