Lajme

Kryeministri Kurti: Kosova pa mëdyshje dënon sulmet terroriste ndaj Izraelit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova qëndron me Izraelin pas sulmeve terroriste që ndodhën atje.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ndërsa, ka shkuar deri në 40 numri i të vdekurve në Izrael nga sulmi i Hamasit, ndërsa numri i të lënduarve mbi 700.

Rruga Press

YouTube player