KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Kosova një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime

Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime ka bërë bashkë përfaqësues të institucioneve e bizneseve në vend. Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Kryeministri Kurti tha se Kosova ka potencial të madh për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Në këtë takim dëshiroj të ndajë disa çështje kyçe qe ndërlidhen me prioritete ekonomike dhe reformat e Qeverisë që ka ndërmarr për të përmirësuar klimen e të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve te huaja. Vendi ynë ka potencial të shndërrohet në një qendër rajonale për investimeve. Disa nga faktorët që e mbështesin e potencialit janë stabiliteti institucional në vendin tonë, afërsia me tregjet perëndimore, rritja ekonomike prej 6.2% në vitet e fundit, projekteve infrastrukturore, rinia e madhe, fuqia punëtore të cilat janë bazë e fuqishme për zhvillim të mëtejmë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Ambasadori i Luksemburgut irritohet nga pyetjet politike: Sot është koha për respekt ndaj stafit shëndetësor

Kryeministri Kurti theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe atij publik.

YouTube player

Lexo më shumë  Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci