Lajme

Kryeministri Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim drejtoren e International Republican Institute (IRI), Marta Onorato, gjatë të cilit takim, Kurti theksoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina.

Po ashtu, sipas komunikatës për medie, duke folur për reformat e nisura në drejtësi, luftimin e krimit dhe ruajtjen e parasë publike, kryeministri theksoi ndikimin pozitiv që kjo ka pasur në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

“Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë për rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, rritjen e të hyrave tatimore për mbi 1/4, krahasuar me vitin paraprak, si dhe rritjen ekonomike, që sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 9.9 për qind’, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Investim 12 milionësh në TC “Kosova B”: Nënshkruhet kontrata për pastrimin e lumit Sitnica

Lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA.

“Ai theksoi administrimin e mbi 1.6 milion vaksinave dhe vaksinimin e rreth 60 për qind të popullsisë të moshës mbi 16 vjeçare me dy doza të vaksinës, ndërsa vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese”, thuhet tutje.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Ndërkaq, Onorato e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe vlerësoi qeverinë si kampione në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e  grave në vendimmarrje.

Ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunim në avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore, si dhe politikëbërjen me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirje.

YouTube player