Lajme

Kryeministri Kurti ka dhënë detaje nga pjesmarrja e tij në simpoziumin SYMI

Shefi i ekzekutivit ka thënë se margjinat e edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI i mbajtur në Kretë në takim me ish-kryeministrin e Greqisë, George Papandreoume e ka njoftuar për të arriturat e Kosovës dhe planet e qeverisë për zhvillimin dhe reformat, për Fondin Sovran dhe Arsimin Profesional, për drejtësinë sociale e ligjore dhe për historinë e luftës në të tashmen e paqes, për të kalurën time prej aktivisti e opozitari te fqinjësia e mirë e Kosovës që refuzohet nga Serbia.

“Në bashkëbisedimin me ish-kryeministrin e Greqisë, George Papandreou që shërbeu si hapje për dy panelet dedikuar Ballkanit, tregova për të arriturat e Kosovës dhe planet e qeverisë sonë, për zhvillimin dhe reformat, për Fondin Sovran dhe Arsimin Profesional, për drejtësinë sociale e ligjore dhe për historinë e luftës në të tashmen e paqes, për të kalurën time prej aktivisti e opozitari te fqinjësia e mirë e Kosovës që refuzohet nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Ai ka treguar se ky simpozium i sivjetëm është titulluar “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus?”, ku në panele të veçanta me prezantime të mençura e diskutime të thella sipas Chatham House Rules janë trajtuar tema e çështje të shumta: nga agresioni rus i papërfunduar në Ukrainë te pasojat e pamatshme të pandemisë Covid-19, nga demokracia dhe ligji në Ballkanin Perëndimor te siguria dhe burimet në Mesdheun Lindor, nga rritja ekonomike e gjelbër te përshpejtimi i Inteligjencës Artificiale, nga autonomia industriale evropiane te raporti i Evropës dhe ShBA-ve me Jugun Global, nga demokracia pjesëmarrëse dhe fushatat politike te një humanizëm i ri për shoqëri të pavdekshme.

Lexo më shumë  Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

“Filli që përvijohej në debate e shqyrtime anonte kah guximi i përbashkët teksa ëndërrojmë të ardhmen me numra jubilar vitesh, si dhe mbetej te shpresa gjersa të gjithë shqyrtojmë rreziqet e mundshme në vijim”, ka vijuar Kurti.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, në Greqi, gjatë qëndrimit të tij atje, në kuadër të Simpoziumit SYMI.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Mirosllav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”- ka shkruar Kurti.

Hapat e dakorduar janë: zvogëlimi i menjëhershëm i prezencës së Policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimi i vazhdueshëm i gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosja e bazës së nevojshme ligjore.

Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë.

Rruga Press

YouTube player