Lajme

Kryeministri Kurti fton opozitën në takim: Mospajtimet nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen për të biseduar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Përveç në formë elektronike, ftesat për këtë takim krerëve të opozitës do t’u dërgohen edhe formë fizike, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Lexo më shumë  Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, ka thënë ai në një përgjigje.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti Kurti një ditë më parë u bëri thirrje krerëve opozitarë për tu takuar dhe për t’i informuar ata për takimin e fundit që pati në Bruksel për çështjen e dialogut, me ç’rast deklaroi se dallimet e mospajtimet politike që kanë mes veti pozitë e opozitë, nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror.

Lexo më shumë  Dita 46 e protestës/ “Të rinjtë na hoqën frikën!” – Protestuesi i revoltuar : Rama me deputetët e tij na quajnë korba e sorra, por ata janë një çetë hajdutësh!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *