KryesoreLajme

Kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në Procesin e Berlinit javën e ardhshme

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, ka konfirmuar se Kurit do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin.

Zulfaj përmes një konferencë për media, ka njoftuar se kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë edhe në samitet e tjera deri tani.

Lexo më shumë  Shqipëria zbarkon në Tiranë/ 168 ditë revoltë! Studentët, qytetarët dhe Diaspora sot protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e panegociueshme e Ramës

“Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash”, tha ai.

Për dhjetëvjetorin, Samiti i Procesit të Berlinit 2024 do të mbahet në Berlin më 14 tetor, me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.

Rruga Press

YouTube player