Lajme

Kryeministri Kurti: Do të fokusohemi në ngritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka treguar të premten prioritet për këtë vit. Në sektorin e arsimit, Kurti ka thënë se do të fokusohen në rritjen e përfshirjes dhe qasjes së barabartë në edukimin në fëmijërinë e hershme.

Ai ka përmendur edhe furnizimin me pajisje teknologjike dhe digjitalizimin në arsimin parauniversitar.

Lexo më shumë  Ekonomia shqiptare në mëshirë të turizmit, vendi i dytë më i varur në Evropë

“Njëkohësisht, prioritet për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të jetë ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë, instrumenteve matëse dhe rritjes së numrit të inspektorëve”, ka thënë ai.

Poashtu ka thënë se prioritet do të jetë edhe ndërlidhja e arsimit me tregun e punës duke e zgjeruar atë në kuadër të arsimit dual.

Lexo më shumë  Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE

“Tashmë ka gjithsej 12 profile, të cilat po gjejnë zbatim në 21 shkolla, në 14 komuna të Kosovës”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player