KryesoreLajme

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri polak shprehen për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gawkowski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale, zhvilluan sot takim bilateral.

Në këtë takim në njoftim thuhet se diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe potencialin që sektori i teknologjisë paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm.

“Me këtë rast, kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që vendi ynë ofron në këtë sektor dhe ofertën që paraqet për kompanitë dhe investitorë nga Polonia,” thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

Gjatë takimit u theksua vullneti për të bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike. Gawkowski e përgëzoi Kosovën për vëmendjen dhe investimet në këto dy fusha.

“Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Gawkowski diskutuan edhe për përgatitjet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2025”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Rruga Press

YouTube player