Lajme

Kryeministri Kurti dhe ministri grek Dendias flasin për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Greqia ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi, një ditë më parë ka thënë se ka ardhur koha që ky shtet ta njohë Kosovën.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar sot se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Takim në mes ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. U bisedua për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun mes Beogradit e Prishtinës”, thuhet në postimin në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Rruga Press

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *