Kryeministri Kurti: 380 familjet e komuniteteve joshumicë kanë përfituar material ndërtimor për strehim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndihma për familjet e cenueshme është prioritet i qeverisjes së tij.
Në Konferencën e donatorëve për strehimin të qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë, Kurti tha se 380 familje kanë përfituar material ndërtimor për strehim.
Madje tha se shpreson që deri në takimin e radhës të sigurojnë strehim për të gjitha familjet në nevojë.
“Jam shumë falënderues nga donacionet që ndryshuan qasjen në kohën kur dhe sot nuk flenë në tendë dhe sot e kemi nderin që Strehimi i familjeve të cënueshme është prioritet dhe mbi 380 familje do të përfitojnë nga Ministria e Komuniteti”, tha Kurti, teksa përmendi edhe vizitat që ka bërë te familjet përfituese.
“Sot është ditë e ftohtë që na bën mirënjohës që kemi një shtëpi e strehë dhe besoj se deri në fund të takimit do t’i sigurojmë një strehim për të gjitha familjet në nevojë”.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se duhet që të punohet në riatdhesimin e personave të shpërngulur.
“Kthimi nuk është vetëm te ndërtimi i shtëpive dhe kjo nuk është as gjysma e punës, por duhet të punojmë në riatdhesimin e tyre. Përkundër shumë aktiviteteve dhe programeve këtë vit, kemi nisur me programin për zhvillim ekonomik dhe do të shërbejë në avancimin e të kthyerve dhe po ashtu ndoshta nuk mund të ofrojmë shuma të mëdha, por do të mund të ofrojmë 100 mijë euro dhe kjo nuk është vetëm shifër, por është edhe strategjia. Nuk do ta sulmojmë rastin vetëm me ndihmë materiale”.
E ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se familjet përfituese në Plemetin të Obiliqit nuk janë të kënaqura me objektin e banimit.
Për gjetjen e zgjidhjes së 60 familjeve në Gjilan e Ferizaj, tha se nuk duhet bërë gabimi i njëjtë.
“Në 10 vitet e fundit janë ndërtuar objekte banimi dhe e marrim shembull banimin në Plemetin të Obiliqit, ku na vijnë lajme të mira për infrastrukturën atje dhe këtë gabim nuk duhet ta bëjmë me 60 familje nga Gjilani e Ferizaj”.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, ka potencuar dy elemente të cilat duhet të jenë stabile gjatë këtij projekti.
“Jam i ndjeshëm për anën pragmatike të këtij projekti, të sigurohem që ka toka dhe të holla të mjaftueshme për të ndërtuar banimin që është i përshtatshëm. Janë të gjitha sfida për Qeverinë, komunat dhe donatorët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Abott.
Rruga Press