Lajme

Kryeministri kroat: Vrasja e policit të Kosovës, sinjal që ka forca që duan destabilitet në Evropën Juglindore

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, gjatë konferencës me homologun shqiptar Edi Rama komentoi tensionet e fundit në Kosovë. Ai theksoi se vendi i tij e dënon me forcë aktin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës.

Sipas Petkoviç, ngjarja në Banjskë mund të cilësohet si një incident serioz, i cili mund t’u shërbejë forcave të tjera që duan destabilizimin e rajonit.

“Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës. Këtu bëhet fjalë për një operacion paraprakisht të planifikuar. Si e tillë është një incident shumë serioz. Është sinjal që ka forca që dëshirojnë të destabilizojnë situatën në Evropën juglindore”, tha ai.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun shqiptar, kryeministri kroat tha se raportet e të dyja vendeve janë shumë miqësore. Ai u shpreh se Kroacia është një avokate e palëkundur për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Raportet tona janë miqësore dhe cilësore dhe Kroacia i ofron mbështetje Shqipërisë në rrugën për integrimin evropian. Shkëmbimi tregtar ka qenë rreth 170 milionë euro dhe dëshira jonë është të rriten. Kroacia do jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar”, tha ai.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player