Bota

Kryeministri kroat kërkon falje për deklaratën e presidentit Milanoviç

Deklarata e Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç se vendi i tij do të tërheqë trupat nga NATO në rast të një konflikti Ukrainë-Rusi ka shkaktuar përplasje me kryeministrin, Andrej Plenkovic.

Milanoviç tha të mërkurën se në rast se konflikti do të përshkallëzohet, atëherë do të tërheqë trupat ushtarake nga aleanca ushtarake.

“Kroacia nuk do të dërgojë trupa në rast përshkallëzimi. Përkundrazi, do të thërras të gjitha trupat, edhe ushtarin e fundit kroat”, tha presidenti.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Milanoviç ka një marrëdhënie të tensionuar me qeverinë e kryeministrit të qendrës së djathtë, Andrej Plenkoviç, pasi ka pasur disa përplasje deri tani.

Komenti i tij ka shkaktuar konfuzion edhe pse presidenti shërben si komandat i përgjithshëm i forcave ushtarake, tërheqja e trupave në NATO vendoset nga ministri i Mbrojtjes me miratim të Parlamentit.

Kryeministri Plenkoviç ka kërkuar falje për këto deklarata të presidentit, i cili gjithashtu e quajti Ukrainën vendin më të korruptuar në botë.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

“Kroacia nuk ka ushtarë në Ukrainë”, tha Plenkoviç duke e cilësuar deklaratën e presidentit kroat si të ishte një “zyrtar rus”.

“Në emër të qeverisë së Kroacisë, i kërkoj falje popullit të Ukrainës, që është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Kroacisë”, ka shtuar kreu i qeverisë kroate.

Plenkoviç u shpreh se pjesë të Ukrainës janë aktualisht të pushtuara nga Rusia, siç ishte Kroacia e pushtuar dhe po luftonte për pavarësi në 1990.

Rruga Press

YouTube player