Bota

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk apel qytetarëve të tij: Largohuni menjëherë nga Irani

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u ka kërkuar qytetarëve polakë të largohen menjëherë nga Irani, duke shtuar se “në asnjë rrethanë askush nuk duhet të udhëtojë në atë vend”, teksa ka paralajmëruar se perspektiva e konfliktit aktiv është “shumë, shumë reale”.

Tusk ka thënë se konflikti mund të shpërthejë brenda “disa orësh ” dhe “evakuimi mund të mos jetë më një opsion”.

Lexo më shumë  Përfundojnë bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Gjenevë, Zelensky: Moska po përpiqet të zgjatë negociatat e paqes

“Ju lutem, merreni seriozisht këtë. Kemi pasur përvoja të këqija në të kaluarën me njerëz që i injorojnë këto paralajmërime. Pra, dua ta theksoj edhe një herë: largohuni menjëherë nga Irani ose anuloni planet tuaja të udhëtimit. Nëse shpërthen një konflikt i nxehtë, askush nuk do të jetë në gjendje t’ju garantojë një rrugëdalje”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

CNN ka raportuar të enjten bazuar në burime, se ShBA-ja është e përgatitur për të kryer një sulm mbi Iranin, por se vendimin po e peshon presidenti Donald Trump. 

Rruga Press

YouTube player