Kryeministri i Australisë: Pushtimi i Ukrainës mund të ndodhë brenda 24 orëve
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka dënuar veprimet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ai i ka quajtur ato të papranueshme, ndërsa ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.
“Rusia është në kulmin e gatishmërisë për një pushtim të plotë të Ukrainës dhe me gjasë do të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Ka raportime se po ka bombardime dhe gjëra të natyrës që lënë të kuptojnë se kjo tashmë po ndodh”, ka thënë Morrison për BBC.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Australia dhe Zelanda e Re kanë ftuar ambasadorët rusë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj veprimeve të Rusisë.
Rusia të hënën njohur pavarësinë e Donetzkut dhe Luhanskut, dy territore separatiste të Ukrainës të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Rruga Press