Lajme

Kryeministri çek: Ju uroj anëtarësim të shpejtë në familjen e madhe

Kryeministri i Çekisë Petr Fiala, i pranishëm në konferencën e përbashkët të kryeministrit Rama, kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen e Çekisë për Shqipërinë.

Fiala theksoi se është i lumtur që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po mbahet nën presidencën çeke.

Në emër të presidencës çeke, ju uroj për këtë gur kilometrik. Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar kaq herë. Duke pasur parasysh agresionin rus e vlerësojmë qëndrimin tuja për të pasur të njëjtën linjë me BE-në. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin në BE do do të vazhdojë ta bëjë. Kemi nderin që një proces i tillë ndodh gjatë presidencës tonë. Republika Çeke dhe e gjithë Evropa qendrore e dinë shumë mirë rëndësinë e integrimit evropian për zhvillimin ekonomik. Ju uroj anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen evropiane”, u shpreh kryeministri i Çekisë.

Lexo më shumë  Kush janë 20 personat e dosjes së SPAK? Emrat e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Shqipëria nisi sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.

25 figura të qeverisë dhe administratës të përfshira në procesin e integrimit përbënë delagacionin shqiptar që mori pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE të martën në Bruksel.

Lexo më shumë  "Mos e kruaj me miletin"/ Protesta masive për largimin e Ramës, qytetarët shprehen përmes pankartave: Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurë nuk e shesim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *