Kryeministri çek: Ju uroj anëtarësim të shpejtë në familjen e madhe
Kryeministri i Çekisë Petr Fiala, i pranishëm në konferencën e përbashkët të kryeministrit Rama, kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen e Çekisë për Shqipërinë.
Fiala theksoi se është i lumtur që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po mbahet nën presidencën çeke.
“Në emër të presidencës çeke, ju uroj për këtë gur kilometrik. Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar kaq herë. Duke pasur parasysh agresionin rus e vlerësojmë qëndrimin tuja për të pasur të njëjtën linjë me BE-në. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin në BE do do të vazhdojë ta bëjë. Kemi nderin që një proces i tillë ndodh gjatë presidencës tonë. Republika Çeke dhe e gjithë Evropa qendrore e dinë shumë mirë rëndësinë e integrimit evropian për zhvillimin ekonomik. Ju uroj anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen evropiane”, u shpreh kryeministri i Çekisë.
Shqipëria nisi sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.
25 figura të qeverisë dhe administratës të përfshira në procesin e integrimit përbënë delagacionin shqiptar që mori pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE të martën në Bruksel.
Rruga Press