Bota

Kryeministri britanik, Johnson: Duhet t’i japim fund varësisë nga nafta dhe gazi rus

Boris Johnson thotë se lexoi “esenë e çmendur të Putinit” – në të cilën presidenti rus shprehu pikëpamjet për Ukrainën – muaj më parë me këshillën e Sekretarit të Mbrojtjes, Ben Wallace.

Kryeministri britanik pohoi në konferencën konservatore se ishte “krenar” për sanksionet e shqiptuara ndaj oligarkëve rusë, duke synuar “jahtet dhe pasuritë e tyre”.

Ai pranon se kjo ka një “kosto”, por thotë se “kostoja për të mos bërë asgjë do të ishte shumë, shumë më e lartë”.

Lexo më shumë  Pritja drejt fundit: Ukraina mund të bëhet me aeroplanë F-16 këtë verë

“Ne duhet të ndërmarrim hapat e guximshëm të nevojshëm për t’i dhënë fund varësisë sonë nga nafta dhe gazi i Putinit”, tha kryeministri. “Është koha për të rimarrë kontrollin e furnizimeve tona me energji”.

Lexo më shumë  SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën

Johnson thotë se Vladimir Putin është “mbyllur në një dhomë jehone me sykofantë”.

“Nëse ai do të kishte gazetarë të lirë, të paanshëm, të përgjegjshëm, ai do ta dinte të vërtetën se ukrainasit janë një komb krenar me një lider karizmatik”, thotë kryeministri.

“Ai do ta dinte përpara se të nisej në këtë sipërmarrje katastrofike dhe çnjerëzore se ata do të luftonin për të mbrojtur atdheun e tyre”, shtoi Johnson. 




Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *