Lajme

Kryekuvendari Konjufca takon ambasadorin e Hungarisë, flasin për procesin integrues të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik. 

Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj. 

Lexo më shumë  The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes. 

Ambasadori hungarez Béla Bozsik pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

Lexo më shumë  47 ditë revoltë! Media publike italiane, RAI: Dua Lipa qëndron në krah të flamingove. Protestuesit janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët mbi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.  

Rruga Press

YouTube player