Lajme

Kryekuvendari Konjufca në takim lamtumirës me ambasadorin Abbott: Mbështetje e palëkundur për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit, Konjufca e falënderoi ambasadorin Abbott për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve shembullore mes dy vendeve tona mike dhe aleate.

“Kryetari i Kuvendit po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësoi mbështetjen e gjithanshme, koherente dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, vazhdon njoftimi.

Lexo më shumë  Rritja e çmimeve 10-15% në baret dhe restorantet e jugut ul konsumin

Me këtë rast, ambasadori Abbott e falënderoi kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën.

Duke i cilësuar të veçanta raportet dypalëshe, kryetari Konjufca dhe Ambasadori Abbott shprehën njëherësh gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Rruga Press

Lexo më shumë  13 vjet nga rënia, Sveçla: Enver Zymeri u kthye në shembull e motiv për qindra vajza e djem të Kosovës
YouTube player