Bota

Kryebashkiaku i Mariupolit: “Tradhtarët” u dhanë rusëve koordinata kruciale

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, i cili është larguar nga qyteti ka folur për BBC-në.

Ai thotë se shkatërrimi i infrastrukturës kritike të qytetit në fillim të pushtimit ishte i mirëkoordinuar.

Ai shprehet se “tradhtarët” ua kaluan koordinatat forcave ruse që më herët, raporton BBC.

“Ata dinin se ku të bombardonin. Kishte shumë tradhtarë që jepnin koordinata. Gjithçka që kishim, gjithçka që konsiderohet infrastrukturë kritike e qytetit, u shkatërrua në shtatë ditët e para.

“Ka 15 burime furnizimi me energji në qytet. As kryetari i bashkisë nuk e dinte se ku ishin të gjithë. Dhe ata e dinin dhe brenda një jave i shkatërruan të 15-të. Qyteti mbeti pa energji elektrike,” thotë ai.

Depozitimet e ujit, linjat e komunikimit dhe magazinat që ruanin ushqime dhe ilaçe ishin gjithashtu në shënjestër, thotë Boichenko.

Ai akuzon se “tradhtarët” janë deputetë të këshillit të qytetit nga partia pro-ruse “Platforma e opozitës – Për Jetën”. Ata tani sundojnë qytetin nën pushtimin rus, thotë ai.

Lexo më shumë  Pamje që ngjajnë me ‘një botë apokaliptike’, pas ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit në Dubai

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *