Bota

Kryebashkiaku i Chernihiv-it: 70% e qytetit është shkatërruar

Qyteti i Chernihivit në Ukrainën veriore është shkatërruar 70% pas sulmeve ruse, deklaroi kryebashkiaku i qytetit Vladyslav Atroshenko.

“Pasojat janë serioze, siç ishin në Bucha dhe Kharkiv, dhe ndoshta në Mariupol’’, theksoi Vladyslav Atroshenko.

Atroshenko tha se ishte i shqetësuar për ngrohjen, buxhetin e qytetit dhe ekonominë lokale që nuk po funksiononin, si dhe sulmet ajrore.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Chernihiv është shtëpia e kishave dhe manastire të shumta mesjetare dhe Ukraina ka aplikuar për statusin e Trashëgimisë Botërore për qendrën e qytetit.

Para luftës, më shumë se 285,000 njerëz jetonin në qytet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *