Lajme

“Kryebashkiakët e Ramës firmosin çdo lloj hajdutërie”. Vasili: Kanë falimentuar pushtetin lokal

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili përmes një reagimi në ‘Facebook’ shprehet se bashkitë e marra peng nga Rilindja kanë falimentuar dhe janë vjedhur qindra milionë euro dhe janë shtuar patronazhistët parazitë.

Vasili shkruan se për kryeministrin Edi Rama kryebashkiakët janë “thjesht disa kamikazë që firmosin çdo lloj hajdutërie që ai i kërkon, që s’kanë autoritet dhe personalitet dhe nuk respektojnë ligjin”.

Ndërsa thekson se kandidatet e koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të jenë shpëtimi i pushtetit lokal nga asgjësimi dhe se shqiptarët do të kenë qeverisjen lokale për të cilën paguajnë një barrë me taksa.

Postimi i plotë:

Per Ramen e djeshmja ishte falimentimi, ndersa e nesermja eshte asgjesimi i Bashkive!

Kryetaret e Rames falimentuan Bashkite, largimi dhe ndeshkimi i tyre e vetmja zgjidhje!

▪️Falimentimi i Bashkive, ▪️falimentimi i ujesjellsave, ▪️vjedhje qindra milion euro me inceneratoret dhe mbeturina,▪️ tendera hajdutesh pa fund, ▪️shtim i mijra patronazhisteve parazite, qe paguhen me taksat e qytetareve, ▪️qindra keshilltare ujesjellsash gazetare e kengetare, qe rrembejne miliona….

Kjo eshte pamja e shkaterrimit te Bashkive te marra peng nga rilindja. Mbi 75 % te Kryetateve te Bashkive jane kandiduar serish dhe 25% jane ose ne burg, ose te larguarcper rekorde kriminale dhe korrupsion. Rikandidimi i ketyre nga Rama eshte kalimi nga falimentimi tek asgjesimi i pushtetit lokal. Per Ramen e djeshmja ishte falimentimi ndersa e nesermja eshte asgjesimi total i pushtetit lokal dhe rrembimi i tij i plote ne duart e tij dhe te qeverise per ta vjedhur ate ne menyre te pashpirte dhe perfundimtare. Per Ramen kryetaret e tij te Bashkive jane thjesht ca kamikaxe qe firmosin cdo lloj hajduterie qe ai ju kerkon, qe s’kane as autoritet dhe as personalitet, qe nuk respektojne as ligj dhe as interesin publik por vetem bashkevjedhin me qeverine.

Situata eshte shume e qarte dhe zgjidhja eshte vetem një. Largimi me vote masive i ketyre kryetareve te falimentuar, te korruptuar dhe te inkriminuar si dhe ndeshkimi dhe cuarja perpara drejtesise.

Kandidatet e shkelqyer te opozites Bashke Fitojme jane shpetimi i pushtetit lokal nga asgjesimi. Fitorja e kandidateve Bashke Fitojme do te thote qe shqiptaret te kene më ne fund qeverisjen lokale qe meritojne e per te cilen paguajne nje barre me taksa.

Rruga Press

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *