Opinion/Aktualitet

Kronologjia e tensioneve të shkaktuara nga Serbia në Kosovë gjatë vitit 2022-2023

Nga Ilir Kërçeli

Kronologjia e tensioneve të shkaktuara nga Serbia në Kosovë gjatë vitit 2022-2023

Kontekst paraprak

Me marrëveshjen e Brukselit të 2 korrikut 2011 ishte paraparë që nga 1 nëntori 2011 në Kosovë të kishte në qarkullim vetëm targa RKS dhe KS. Përdorimi i targave KS u lejua me këtë marrëveshje për një periudhë kalimtare 5 vjeçare, pra deri më 31 tetor 2016.

Më 16 shtator 2016 në Bruksel u arritë marrëveshje plotësuese mbi aranzhimet lidhur me lirinë e lëvizjes, përkatësisht çështjen e targave. Me këtë marrëveshje palët u dakorduan për aplikimin e letrave ngjitëse mbuluese për targat respektive, ndërsa afati për fillimin e regjistrimit të makinave me targa RKS dhe KS u shty për datën 15 janar 2017. Afati i përdorimit të targave KS u zgjat edhe për 5 vite (pra deri në vitin 2022).

Pavarësisht këtyre marrëveshjeve, Serbia ka vazhduar të prodhojë targa me emrat e qyteteve të Kosovës, veçanërisht për serbët në 4 komunat veriore të Kosovës. Në kundërshtim me marrëveshjen, Serbia nuk i ka lejuar targat RKS të qarkullojnë në Serbi as të mbuluara me letër ngjitëse sipas marrëveshjes, por ka aplikuar taksa dhe tabela provuese.

1. Zhvillimet nga vendimi për Reciprocitetin mbi dokumentet dhe targat (29.06.2022)

Më 29 qershor 2022, Qeveria e Kosovës vendosë të zbatojë politikën e reciprocitetit kundrejt dokumenteve të identifikimit dhe targave të Serbisë, ashtu siç Serbia i trajton dokumentet dhe targat e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, pavarësisht se me të gjitha marrëveshjet e Brukselit targat si ato PR, KM, PZ etj., konsiderohen inekzistente në Kosovë, Qeveria merr vendim që të pranojë regjistrimin me targa RKS të makinave me targa të lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës nga vitit 1999 deri më 21 prill 2022. Për këtë jepet afat 2 mujor, nga 1 gushti 2022 deri më 30 shtator 2022.

Serbia e përdor instrumentin e përshkallëzimit të situatës përmes mobilizimit të serbëve në katër komunat veriore dhe vendosjes së barrikadave kundër zbatimit të marrëveshjeve të cilat i kishte nënshkruar vet në Bruskel dhe duke penguar shtrirjen e ligjshmërisë në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Qeveria e Kosovës miraton planin për zbatimin gradual për targat: vërejtje, gjoba, konfiskim.

31 tetor 2022 skadoi afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në Kosovë në targa RKS.

Më 22 nëntor 2022, me kërkesë të SHBA-së, Kryeministri Kurti e shtyen për 48 orë vendimin për shqiptimin e gjobave për makinat me targa ilegale serbe dhe të pa regjistruara në targa RKS, me qëllim të dhënies së hapsirës për arritjen e një marrëveshjeje.

Më 23 nëntor arrihet Marrëveshja për Targat në Bruksel, ku Serbia zotohet të mos prodhojë e regjistrojë më në Serbi targa ilegale me emrat e qyteteve të Kosovës. Kosova jep kohë për këto targa deri në skadim të regjistrimit. Pastaj regjistrimi bëhet në RKS.

Grupe kriminale në veri nën direktivën e Beogradit vazhdojnë me qëllim frikësimi djegjen e atyre veturave të serbëve lokalë që pranojnë të regjistrohen sipas ligjit me targa RKS.

Në vazhdimësi shënohen sulme ndaj patrullave policore kufitare ne veri.

2. Urdhëri i Beogradit për bojkot të institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe

Më 5 nëntor 2022, Lista Serbe njofton largimin e saj nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë katër komunat veriore, policia, sistemi gjyqësor dhe administrativ.

Më 6 nëntor 2022, kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit japin dorëheqje nga pozitat e tyre, bashkë me këshilltarët serbë komunal të këtyre komunave.

Dorëheqja dhe bojkoti bëhet në shënjë proteste për suspendimin e komandantit të policisë së komunave veriore, Nenad Gjuriq, i cili nuk po e zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e targave ilegale në targa RKS.

Më 14 nëntor 2022, Presidentja e Kosovës, sipas kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, e shpallë datën 18 dhjetor 2022 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër kryetarët e komunave në Veri.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Më 10 dhjetor 2022, në konsultim me partitë politike dhe me kërkesë edhe të faktorit ndërkombëtar, si dhe për t’i dhënë hapsirë normalizimit të situatës në veri, Presidentja e Kosovës e bën shtyerjen e datës së zgjedhjeve për komunat veriore më 23 prill 2023.

3. Arritja e Marrëveshjes sipas Planit Franko-Gjerman (Plani Europian) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel arrihet Marrëveshja mbi Planin Franko-Gjerman (Plani Europian) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 18 mars 2023 në Ohër arrihet dakordimi mbi Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të 27 shkurtit 2023. Presidenti i Serbisë refuzon të nënshkruaj arritjen e marrëveshjes.

Më 21 mars 2023, Presidenti i Serbisë deklarohet se nuk do ta zbatojë pikën e marrëveshjes ku Kosovës i lejohet antarësimi në organizata ndërkombëtare, duke përfshire OKB-në.

Më 24 prill 2023, Serbia e shkelë marrëveshjen për normalizim, duke votuar kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe duke kërcënuar shtetet që do të votojnë pro antarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kështu, Serbia shkelë pajtimin për mos-pengimin e Kosovës.

4. Mbahen zgjedhjet në komunat veriore, bojkotohen nga serbët nën friksimin e grupeve kriminale të Beogradit

Më 23 prill 2023 mbahen zgjedhjet për kryetar të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Më 25 prill 2023, KQZ shpallë rezultatin për kandidatët për kryetar të komunave në veri.

Më 25 maj 2023 betohen kryetarët e komunave të dala nga zgjedhjet e 23 prillit 2023.

26 maj 2023 e tutje – Protestat e dhunshme të grupeve kriminale kundër ushtrimit të detyrës së kryetarëve të komunave të dala nga zgjedhjet, kundër policisë së Kosovës, kundër pjestarëve të KFOR-it dhe kundër gazetarëve.

14 qershor 2023, kidnapimi i tre policeve te Kosoves nga Serbia.

Rruga Press

YouTube player