BotaKryesore

Kronologji – Si filloi kriza e fundit Ukrainë-Rusi?

Muaj të tërë të diplomacisë kanë dështuar në zgjidhjen e krizës, ndërkohë frika e një pushtimi të afërt rus ndaj Ukrainës po shtohet dita-ditës.

Tensionet mbi dhe rreth krizës Ukrainë-Rusi kanë zier për më shumë se dy muaj, me përpjekjet diplomatike për ta zgjidhur këtë çështje duke shfaqur shumë pak shenja progresi.

Rusia ka më shumë se 100,000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën, duke shkaktuar paralajmërime nga vendet përendimore për një pushtim të afërt.

Moska, e cila ka mohuar vazhdimisht se planifikon ta pushtojë Ukrainën dhe thotë se po i përgjigjet agresionit nga aleatët e NATO-s, i hedh poshtë këto paralajmërime si “histeri”.

Më poshtë po japim kronologjinë e ngjarjeve kryesore deri tani.

Nëntor 2021

Imazhet satelitore tregojnë një koncentrim të ri të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe Kievi thotë se Moska ka mobilizuar 100,000 ushtarë së bashku me tanke dhe pajisje të tjera ushtarake.

7 Dhjetor, 2021

Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëron Rusinë për sanksione të mëdha ekonomike perëndimore në rast se e pushton Ukrainën.

17 Dhjetor, 2021

Rusia paraqet kërkesa të detajuara të sigurisë për Perëndimin, duke përfshirë ato që NATO t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet ushtarake në Evropën Lindore dhe Ukrainën dhe se kjo alenacë nuk do ta pranojë kurrë Ukrainën ose vendet e tjera ish-sovjetike si anëtarë të saj.

3 Janar, 2022

Biden e siguron presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy se SHBA-ja do të “përgjigjet me vendosmëri” nëse Rusia e pushton Ukrainën.

Të dy liderët kanë folur në telefon për t’i diskutuar përgatitjet për një seri takimesh diplomatike të ardhshme për të adresuar krizën.

10 Janar, 2022

Zyrtarët amerikanë dhe rusë takohen në Gjenevë për bisedime diplomatike, por mosmarrëveshjet mbeten të pazgjidhura pasi Moska përsërit kërkesat e sigurisë që Uashingtoni thotë se nuk mund t’i pranojë.

24 Janar, 2022

NATO vendos forcat në gatishmëri dhe e përforcon praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore me më shumë anije dhe avionë luftarakë. Disa vende perëndimore nisin evakuimin e stafit jo esencial të ambasadës nga Kievi. SHBA vendos në gatishmëri 8500 trupa.

26 Janar, 2022

Uashingtoni paraqet një përgjigje me shkrim ndaj kërkesave të sigurisë së Rusisë, duke përsëritur një zotim ndaj politikës së NATO-s me dyer të hapura, ndërsa ofron një “vlerësim parimor dhe pragmatik” të shqetësimeve të Moskës.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

27 Janar, 2022

Biden paralajmëron për një pushtim të mundshëm rus në muajin shkurt. Kina shfaqet me peshën e saj politike pas Rusisë dhe i thotë SHBA-së se “shqetësimet legjitime të sigurisë” të Moskës duhet “të merren seriozisht”.

28 Janar, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se kërkesat kryesore të sigurisë së Rusisë nuk janë adresuar, por se Moska është e gatshme të vazhdojë për bisedime.

Presidenti i Ukrainës Zelenkskyy e paralajmëron Perëndimin që ta shmangë krijimin e “panikut” që do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit të tij.

31 Janar, 2022

SHBA dhe Rusia grinden për krizën e Ukrainës në një seancë speciale të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield i tha këshillit se një pushtim rus i Ukrainës do ta kërcënonte sigurinë globale.

I dërguari i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, akuzoi Uashingtonin dhe aleatët e tij se po nxisin kërcënimin e luftës, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme të Moskës për një pushtim të planifikuar.

“Diskutimet për kërcënimin e luftës janë provokuese në vetvete. Ju pothuajse po bëni thirrje për këtë. Ju dëshironi që kjo të ndodhë”, tha Nebenzya.

1 Shkurt, 2022

Putin e mohon planifikimin e një pushtimi të Ukrainës dhe akuzon SHBA-në për injorimin e kërkesave të sigurisë së vendit të tij.

“Tashmë është e qartë se shqetësimet themelore ruse përfunduan duke u injoruar”, tha ai.

6 Shkurt, 2022

Rusia ka krijuar 70 për qind të akumulimit ushtarak që i nevojitet për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës, sipas zyrtarëve amerikanë të cituar në mënyrë anonime në mediat amerikane.

8 Shkurt, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron takohet me Putinin për bisedime maratonë në Moskë dhe u thotë gazetarëve se Rusia nuk do të përshkallëzojë krizën në Ukrainë.

Megjithatë, Kremlini mohoi se Macron dhe Putin arritën një marrëveshje për de-përshkallëzimin e krizës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “në situatën aktuale, Moska dhe Parisi nuk mund të arrijnë asnjë marrëveshje”.

Presidenti francez Emmanuel Macron takohet me Putinin për bisedime maratonë në Moskë dhe u thotë gazetarëve se Rusia nuk do ta përshkallëzojë krizën në Ukrainë.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Megjithatë, Kremlini mohoi se Macron dhe Putin arritën një marrëveshje për de-përshkallëzimin e krizës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “në situatën aktuale, Moska dhe Parisi nuk mund ta arrijnë asnjë marrëveshje”.

10 Shkurt, 2022

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss dhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbajnë bisedime të pafrytshme.

Në një konferencë tejet të ftohtë për media, Lavrov e përshkroi takimin si “një bisedë midis një personi memece dhe një personi të shurdhër”.

Ai shtoi se “faktet” e paraqitura nga ekipi i tij mbi krizën “u zbehen” nga homologët e tyre britanikë.

Truss, e cila paralajmëroi për sanksione të ashpra perëndimore nëse Ukraina sulmohej, sfidoi Lavrovin në lidhje me pohimin e tij se grumbullimi i trupave dhe armatimit të Rusisë nuk po kërcënonte askënd.

11 Shkurt, 2022

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Biden, Jake Sullivan, thotë se inteligjenca amerikane tregon se një pushtim rus mund të fillojë brenda disa ditësh, përpara përfundimit të Lojërave Olimpike të Pekinit më 20 shkurt.

Pentagoni urdhëroi dërgimin e 3000 trupave amerikane në Poloni për t’i siguruar aleatët në Evropë. Ndërkohë, një numër vendesh u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina, me disa paralajmërime se evakuimi ushtarak nuk do të garantohet në rast lufte.

12 Shkurt, 2022

Biden dhe Putin zhvillojnë bisedime përmes video-konferencës. Presidenti amerikan tha se një pushtim rus i Ukrainës do të shkaktonte “vuajtje të gjerë njerëzore” dhe se Perëndimi ishte i përkushtuar ndaj diplomacisë për t’i dhënë fund krizës, por “njëlloj i përgatitur për skenarë të tjerë”.

Putin u ankua gjatë kësaj telefonate se SHBA dhe NATO nuk i janë përgjigjur në mënyrë të kënaqshme kërkesave ruse që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi me aleancën ushtarake dhe që NATO t’i tërheqë forcat nga Evropa Lindore.

Yuri Ushakov, ndihmësi kryesor i Putinit për politikën e jashtme, tha se ndërkohë që tensionet janë përshkallëzuar prej muajsh, ditët e fundit “situata thjesht ka ardhur në pikën e absurditetit”.

Ai tha se Biden përmendi sanksionet e mundshme që mund të vendosen ndaj Rusisë, por: “Kjo çështje nuk ishte fokusi gjatë një bisede mjaft të gjatë me liderin rus”./AlJazeera

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *