Lajme

Kroacia do t’i kërkojë Serbisë kompensim për dëmet e luftës

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se qeveria që drejton nuk e ka lënë anash çështjen e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia.

Ai, teksa u përgjigj sot në pyetjet e deputetëve kroatë, tha se për këtë çështje po punohet.

Deputetët i kërkuan që të shfrytëzohet rasti tash, kur Tribunali i Hagës ka dënuar Jovica Stanishiqin dhe Franko Simatoviqin për krimet e kryera në Kroaci.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Ne po ndjekim vendimet e Tribunalit të Hagës dhe po i analizojmë ato. Sa i përket temës së dëmeve të luftës dhe padive, ne e kemi ngritur atë në nivelin dypalësh. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë po punon për këtë temë dhe ne nuk e kemi harruar atë. Ne do të përpiqemi të sigurojmë që drejtësia të realizohet dhe se e vërteta për luftën atdhetare në Kroaci, edhe ndërkombëtarisht, të mos vihet në dyshim askund”, tha Plenkoviq.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Kroacia shpalli pavarësinë me 1991, kur edhe nisi lufta për mbrojtje të territorit. Fundi i luftës ishte në verën e vitit 1995, kur Kroacia çliroi pjesën e fundit të tokës nga forcat serbe. /Koha.net/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *