Art & Kulturë

Kroaci/Sot në Zarë u hap Qendra Kulturore Shqiptare

Sot në Qytetin e Zarës në Kroaci u bë hapja Solemne e Qendrës Kulturore Shqiptare.Si organizator të kësaj ngjarje ishte Unioni i Shiptarëve në Kroaci, bashkë me Shoqatën e Shqiptarëve të prefekturës së Zarës.

Në këtë organizim morrën pjesë personalitete të shumta, duke filluar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, Ekselenca e tij Martin Berishaj, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Ekselenca e tij Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ekselenca e tij Milaim Fetai, Deputetja Shqiptare në Parlamentin Kroat znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e pakicave Kombtare z.Alen Tahiri, Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “ Shkendija” z. Behar Mullajupi, Drejtoresha për Kulturë në prefekturën e Zarës znj. Milena Ikić, përfaqësues të mediave, përfaqësues të shoqatave të pakicës kombtare Shqiptare në Republikën e Kroacisë, Arbanasit e Zarës, fëmijët e shkollës plotsuese të Gjuhes Shqipe si dhe miq tjerë të komunitetit Shqiptar në Kroaci.Hapjen e Fjalimit përshëndetës e bëri kyretari i Shoqatës së Shqiptarëve në Prefekturën e Zarës z. Nikollë Prekpalaj duke len radhën Kryetarit të Unionit Shqiptarë z. Esad Čollaku.Më pas me fjale përshendetëse iu drejtuan musafirëve edhe tre Ambasadorët në fjalë, si dhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj.

Duhet përmendur që pa ndihmën e Deputetes Ermina Lekaj Prljaskaj, nuk do të mund të realizohej blerja e Qendrës Kulturore Shqiptare.

Mirëpo falë një bashkëpunimi të shkëlqyer në mes të Unionit Shqiptarë dhe zyres së Deputetes dalëngadal po arrihen të gjitha synimet tona të përbashkëta.Kjo ditë shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për të gjithë Komunitetin Shqiptarë në Kroaci, kështu duke pasur tani Qendrën Kulturore Shqiptare edhe në qytetin e Zarës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *