Sport

Kroaci – Brazil, formacionet zyrtare të super ndeshjes çerekfinale

Përfaqësuesja e Kroacisë dhe ajo e Brazilit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme çerekfinale për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kroacia dhe Brazili do të ndeshen në takimin e parë të çerekfinaleve të “Katar 2022”, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në Education City Stadium nga ora 16:00.

Ekipi i Zlakto Dalic vjen në këtë ndeshje pas një fitore të vuajtur me penallti ndaj Japonisë në fazën e 1/8-tës, por janë një skuadër kompakte dhe synojnë të befasojnë Brazilin për të arritur një vend në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, ekipi i Tites ka bindur që nga ndeshje e parë dhe pas fitores së thellë dhe të lehtë ndaj Koresë së Jugut, duan të vazhdojnë në gjysmëfinale me një fitore ndaj Kroacisë.

Lexo më shumë  Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

KroaciaLivakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Kovacic, Brozovic, Modric; Pasalic, Kramaric, Perisic; 

BraziliAlisson; Militao, Marquinhos, Silva, Danilo; Casemiro, Paqueta; Raphinha, Neymar Jr, Vinicius Jr; Richarlison;

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *