Bota

Krizë dhe luftë politike në SHBA, Trump nis shkarkimet e demokratëve, çon ushtrinë në disa shtete

Lufta politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kalon edhe përmes ushtrisë. Presidenti Donald Trump ka dërguar trupa nga Kalifornia në Oregon, pasi një gjykatë mohoi përpjekjen e tij për të vendosur Gardën Kombëtare në Portland. Dislokimi anashkalon një urdhër të gjyqtarit që e bllokonte atë, duke përdorur në vend të kësaj ushtarë të Gardës Kombëtare që tashmë shërbejnë në Los Angeles.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, u zotua të ngrejë një padi për këtë veprim, të cilin e quajti një “shpërdorim marramendës të ligjit”, ndërsa Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, tha se Trump po ridislokonte gjithashtu Gardën Kombëtare të Teksasit.

Portlandi është qyteti i fundit i udhëhequr nga demokratët që është vënë në shënjestër si pjesë e përpjekjes së presidentit për të adresuar atë që ai e quan krim të dalë jashtë kontrollit, mes protestave kundër zbatimit të ligjit për imigracionin nga administrata Trump.

Lexo më shumë  BE-ja rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne për Ukrainën, Von der Leyen: Mbështetja jonë do të vazhdojë

Pentagoni konfirmoi se 200 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë ishin ricaktuar në Portland për të “mbështetur Imigracionin dhe Doganat e SHBA-së dhe personelin tjetër federal që kryen detyra zyrtare”.

Më herët, Trump autorizoi vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare dhe në Çikago. Lufta politike në SHBA po zhvillohet edhe në një drejtim tjetër, ndërsa qeveria federale mbetet mbyllur dhe pa fonde.

“Unë i quaj ato shkurtime nga puna të demokratëve. Janë shkurtime nga puna të demokratëve. Ata po e shkaktojnë këtë. Jemi gati t’i kthehemi punës. Kemi një ekonomi rekord. Kemi një vend rekord. Çmimet kanë rënë shumë. Po ecim më mirë se kurrë më parë, dhe demokratët e urrejnë ta shohin këtë. Gjthçka varet prej tyre. Kushdo që pushohet nga puna, do të jetë për shkak të demokratëve”, tha Trump.

Lexo më shumë  Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

Senatorët demokratë kundërshtojnë të votojnë pro një zgjatje të shkurtër të financimit të qeverisë deri më 21 nëntor. Ata kërkojnë që t’i detyrojnë republikanët që negociojnë pikën e buxhetit lidhur me përkujdesjen shëndetësore, duke zgjatur programin për financimin e trajtimeve mjekësore për qytetarët e klasës punëtore.

Rruga Press

YouTube player