Bota

Kriza ushqimore në Korenë e Veriut/ Njerëzit rrezikojnë të vdesin për bukë

Ndërsa dimri po afron alarmi për krizën ushqimore në Korenë e Veriut rritet dita ditës.

Dezertorët me bazë në Korenë e Jugut thonë se familjet e tyre në veri janë të uritura. Ekziston një shqetësim me afrimin e dimrit, ku më të dobëtit mund të vdesin nga uria.

“Probleme të tilla si më shumë fëmijë jetimë në rrugë dhe vdekje nga uria po raportohen vazhdimisht,” tha Lee Sang Yong, kryeredaktore e Daily NK, e cila ka burime në Korenë e Veriut, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Trumpi i drejtohet Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

“Klasat e ulëta në Korenë e Veriut po vuajnë gjithnjë e më shumë”, pasi mungesat e ushqimit janë më keq se sa pritej, tha Lee.

Marrja e informacionit nga Koreja e Veriut është gjithnjë e më e vështirë. Kufiri është mbyllur që nga janari i vitit të kaluar për të parandaluar përhapjen e Covid-19 nga Kina.

Edhe marrja e mesazheve nga vendi për familjen dhe miqtë që kanë dezertuar në Korenë e Jugut është një rrezik i madh.

Lexo më shumë  Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë

Kushdo që kapet me një telefon celular të paautorizuar dënohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *