Bota

Kriza Ukrainë-Rusi, miliarderët rusë humbasin 28 miliardë dollarë

Tensionet e krijuara në Ukrainë po japin pasoja dhe në Rusi, sidomos kur bëhet fjalë për pasurinë e miliarderëve. Sipas një analize të “Forbes” mbi 104 miliarderë rusë, kanë humbur 28 miliardë dollarë për shkak të krizës.

Denis Sverdlov, themeluesi i një kompanie automjetesh elektrike është nga më të prekurit pasi pasuria e tij është përgjysmuar. Themeluesi i kolosit rus Jandeks, ka humbur më shumë se ¼ e kapitalit të tij dhe bankieri Oleg Tinkov 1/5 e pasurisë.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Në terma realë kapitali i Leonid Mikelson është reduktuar me 2.1 miliardë dollarë, ndërsa ajo e mikut personal të presidentit Vladimri Putin, Timshenko me 1.9 miliardë dollarë.

Rruga Press

YouTube player