Bota

Kriza sociale në Afganistan, njerëzit përballen me urinë

Fitorja e talebanëve ka sjellë pasiguri në shumë nivele për të rinjtë dhe të moshuarit në Afganistan.

Studentët universitarë janë në vitet kyçe të arsimimit, por lufta dhe një regjim i ri po pengojnë karrierën e tyre.

Dhe ky nuk është i vetmi kërcënim. Me ardhjen e dimrit, Afganistani po përballet me mungesën e ushqimeve.

“Temperaturat pritet të bien në minus 25 gradë Celsius, dhe shumë familje të zhvendosura nuk kanë strehim të duhur, një kërkesë parësore nëse duan t’i mbijetojnë të ftohtit të ashpër në Afganistan. Kriza humanitare po përshkallëzohet çdo ditë në Afganistan. Uria ka pushtuar vendin. Afro 23 milionë njerëz, që është 55 për qind e popullsisë, po përballen me nivele ekstreme të urisë dhe gati nëntë milionë prej tyre janë në rrezik të urisë”, tha Babar Baloch, zëdhënës i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Lexo më shumë  Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim – sipas gazetarit britanik

Në të gjithë vendin, problemet ekonomike i kanë detyruar njerëzit të fillojnë punë të reja për të mbijetuar.

Në Kandahar, disa njerëz po punojnë duke mbledhur lulëkuqe.

“Erdha në mëngjes të fitoja ca para për prindërit, gjysmën e ditës shkoj në shkollë, gjysmën tjetër të ditës përgatitem për provimin por tani situata është e tillë që më duhet të bëj diçka. përndryshe nuk fitoj, dhe unë punoj për të kultivuar opium”, tha Ahmad Wali, student./euro/

Lexo më shumë  Rezultatet e sondazhit të fundit të Reuters/Ipsos: Kamala Harris kryeson me 3 për qind ndaj Donald Trump

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *