Bota

Kriza në Ukrainë/ Kremlini: Uashingtoni dhe NATO po rrisin tensionet përmes thirrjeve për ndërhyrje

Tensionet Rusi–Ukrainë kanë sjellë shqetësim të autoriteteve të SHBA-ve dhe Perëndimit, të cilët kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve.

Ndërkohë Kremlini ka akuzuar NATO-n se, ka rritur tensionet me paralajmërimin për vendosjen e forcave të reja të Aleancës në Europën Lindore, pikërisht në kulmin e krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Uashingtoni dhe NATO janë ato që po përshkallëzojnë tensionet përmes njoftimeve për “veprime konkrete”.

Lexo më shumë  Ligji për “agjentë të huaj” para Kuvendit të Republikës Sërpska më 22 maj

Ndërkohë aleatët e NATO-s janë vendosur në gatishmëri për të dërguar anije dhe luftëtar në Europën Lindore.

Rruga Press

YouTube player