Bota

Kriza në Bosnjë-Hercegovinë, angazhim BE-SHBA për mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përfundim të vizitës së tij në Bosnjë-Hercegovinë ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar, Christian Schmidt, për mundësitë e “mbrojtjes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

“Kënaqësi të bisedoja me përfaqësuesin e lartë Christian Schmidt për angazhimin tonë të përbashkët në mbrojtjen e marrëveshjes së Dejtonit dhe rritjen e funksionalitetit në Bosnjë-Hercegovinë”, thuhet në një postim të Ambasadës amerikane në Sarajevë.

Lexo më shumë  BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë, Kaja Kallas: Moska duhet të paguajë për dëmin që po shkakton

Gjatë vizitës së tij në Bosnjë-Hercegovinë, Escobar u takua me anëtarët e presidencës trepalëshe, përfshirë atë të Republikës Serbska, Milorad Dodik. Vizita pason kërcënimet e Dodikut me largim të përfaqësueseve serbë nga institucionet kombëtare, siç janë ushtria, autoriteti i taksave dhe agjencia për ilaçe. Escobar gjendet tani në Malin e zi, ku do të zhvillojë gjithashtu një vizitë 3 ditore./a2/

RrugaPress

Lexo më shumë  Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *