Lajme

Kriza energjetike, qyteti i Shkupit merr vendim, s’ka dekorim për vitin e ri

Qyteti i Shkupit ka njoftuar sot ndërprerjen e kontratës për dekorimin e qytetit me rastin e festave të fund-vitit.

“Duke u përballur me krizën e vazhdueshme energjetike, dhe duke pasur parasysh që shteti e siguron energjinë elektrike me një çmim shumë të lartë, si dhe në përputhje me vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë, duam të informojmë publikun se: Qyteti i Shkupit ka kërkuar ndërpres kontratën me “Link media plus dooel” për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri në vlerë prej 14.986.000 denarë ose 243.000 euro”, njoftuan sot nga Qyteti i Shkupit.

Lexo më shumë  Ambasada e Holandës reagon pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për Belinda Ballukun: Kërkesë kyçe për progresin drejt BE-së

Nga Qyteti i Shkupit gjithashtu njoftojnë se vitin e ardhshëm, në vend të praktikës së deritanishme të keqpërdorimit të parave të qytetarëve dhe angazhimitt të një kompanie dekorimi, Qyteti i Shkupit do të prokurojë dekorime që do të jenë në pronësi të qytetit, me çka do të kursehen mjete të konsiderueshme nga buxheti i qytetit.

“Do t’i jepet fund funksionimit dhe shpenzimit të papërgjegjshëm të mjeteve buxhetore të qytetit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR-it, vlerësim për komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm

Rruga Press

YouTube player

Lajme

Kriza energjetike, qyteti i Shkupit merr vendim, s’ka dekorim për vitin e ri

Qyteti i Shkupit ka njoftuar sot ndërprerjen e kontratës për dekorimin e qytetit me rastin e festave të fund-vitit.

“Duke u përballur me krizën e vazhdueshme energjetike, dhe duke pasur parasysh që shteti e siguron energjinë elektrike me një çmim shumë të lartë, si dhe në përputhje me vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë, duam të informojmë publikun se: Qyteti i Shkupit ka kërkuar ndërpres kontratën me “Link media plus dooel” për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri në vlerë prej 14.986.000 denarë ose 243.000 euro”, njoftuan sot nga Qyteti i Shkupit.

Lexo më shumë  Organizata të shoqërisë civile kundër votimit të PS për Ballukun

Nga Qyteti i Shkupit gjithashtu njoftojnë se vitin e ardhshëm, në vend të praktikës së deritanishme të keqpërdorimit të parave të qytetarëve dhe angazhimitt të një kompanie dekorimi, Qyteti i Shkupit do të prokurojë dekorime që do të jenë në pronësi të qytetit, me çka do të kursehen mjete të konsiderueshme nga buxheti i qytetit.

“Do t’i jepet fund funksionimit dhe shpenzimit të papërgjegjshëm të mjeteve buxhetore të qytetit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit.

Lexo më shumë  Rama nuk dorëzoi Ballukun, Ambasada gjermane: Ndjekja penale e korrupsionit në rang të lartë, kusht për procesin e anëtarësimit në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *