Lajme

Kriza energjetike, në rast importi do të përballemi me çmime të larta në bursa

Një vit i vështirë hidrik për Shqipërinë do të thotë miliona euro humbje për arkat e kompanive publike të energjisë. Kjo veçanërisht në kushtet, kur për vitin 2022 pritet të vazhdojnë çmimet e larta në tregun ndërkombëtar energjetik dhe Shqipëria do të jetë e detyruar të importojë energji për të plotësuar nevojat e brendshme.

Eksperti i energjisë, Lorenc Gordani, pohon se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë çmimet në treg aktualisht janë disa herë më të larta. “Energjia kalon përmes bursave energjetike, pra kalon nga kontratat afatgjata. Nëse do të bënim një kontratë tani, çmimi shkon rreth 300 euro për MGWh, ndërsa nga qershori shkon 150 euro për MGWh”, thotë Gordani.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Situata për vitin 2022 mbetet në kuadrin e parashikimit, ku sipas ekspertëve do të duhet të përgatitemi për një krizë më afatgjatë. Kjo do të kërkojë edhe skenar B për përballimin e situatave të mundshme. “Në çdo rast, në skenarin më të mirë do të shkojmë në çmime rreth tri herë më të larta se çmimet e mëhershme. Por sigurisht tregu i energjetikës mbart pasiguri dhe lidhet edhe me gjeopolitikën ndërkombëtare”.

Të dhënat zyrtare të OSHEE tregojnë se në fund të vitit që lamë pas, humbjet kapën shifrën e 116 milionë eurove. Kjo si pasojë e rritjes së çmimit në bursa dhe importeve të larta, me qëllim mosaplikimin e ndërprerjeve. Nëse situata me ecurinë e çmimit në bursa do të vijojë edhe gjatë këtij viti, atëherë qeveria duhet të planifikojë fonde shtesë për të mbështetur Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë dhe për të garantuar energji pa kufizime për qytetarët./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *