Bota

Kriza ekonomike, shkaku kryesor i rënies së lindshmërisë në Evropën Jugore

“Museo degli innocenti” në Firence ka një emër të pazakontë dhe organizon një shfaqje të pazakontë: një koleksion objektesh të vogla të thyera, shumica medaljone. Secili prej tyre është ndarë në dysh kur një bebe është dërguar në Spitalin e Firences për foshnjat.

Gjysma e objektit, i njohur si një “segnale di riconoscimento”, ruhej në spital, që në të vërtetë shërbente si një jetimore, ndërsa gjysma tjetër i jepej nënës. Nëse ajo do të dëshironte ta rimerrte fëmijën, do të kishte provën se ishte i saji. Shumë nga fëmijët lindnin jashtë martese. Por të tjerë vinin nga familje që thjesht nuk kishin mundësi të ushqenin një gojë tjetër.

Këto “segnali” janë kujtime të një kohe kur Italia kishte tepricë lindjesh. Sot, ashtu si në shumë vende të tjera europiane, situata është krejt e kundërt. Shkalla e lindshmërisë në vend (pra, numri mesatar i foshnjave që lind një grua italiane), ka rënë nga 2,66 në vitin 1964, në 1,24 në vitin 2020.

Në rajonin e Sardenjës, kjo shifër është nën 1. Kështu, Italia është pjesë e një grupi vendesh në Europën Jugore me nivele shumë të ulëta lindshmërie, nga Portugalia dhe Spanja (1.40 dhe 1.19) në Perëndim, deri në Greqi dhe Qipro (1.39 dhe 1.36) në lindje.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Duke qenë se për t’i mbajtur shifrat e qëndrueshme, nevojiten 2.1 fëmijë për grua, këto vende, ose duhet të kenë më tepër foshnja, ose duhet të pranojnë më shumë emigrantë, ose të shohin rrallimin e popullsisë së tyre.

Vetëm opsioni i parë është i pëlqyeshëm për populistët e krahut të djathtë në Europë. Ata kërkojnë vazhdimisht të gjejnë mënyra për t’i bindur gratë vendase që të kenë familje më të mëdha. Një nga partitë që e ka vënë më tepër theksin mbi shkallën e lindjeve, është partia e djathtë Vëllezërit e Italisë, udhëheqësja e së cilës, Giorgia Meloni, është kryeministrja e re e vendit.

Një nga arsyet kryesore pse partia dëshiron t’i nxisë italianët që të lindin sa më shumë fëmijë është kundërshtimi i saj ndaj emigracionit të paautorizuar. “Mbështetja për lindshmërinë dhe familjen” ishte në krye të listës me 15 objektiva në manifestin elektoral të partisë.

Por, e kufizuar nga borxhi i madh publik i Italisë, që arrin në rreth 147% të PBB-së, qeveria e zonjës Meloni deri tani nuk ka pasur shumë mundësi për të realizuar synimet e saj. Sidoqoftë, buxheti për vitin e ardhshëm përfshin disa ndryshime që, sipas ministrit të Financave, Giancarlo Giorgetti, janë vetëm fillimi.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Ato përfshijnë rritjen e ndihmave familjare për fëmijën e parë dhe për familjet me më shumë se tre fëmijë, një zgjatje modeste të lejes së lindjes, uljen e TVSH-së për produktet e kujdesit për fëmijët dhe ndryshimet në moshën e pensionit, në mënyrë që sa më shumë fëmijë të ketë një grua, aq më herët të mund të dalë në pension.

Faktet e reja të jetës

Sipas botëkuptimit të së djathtës, feminizmi ka krijuar breza grash që parapëlqejnë të punojnë dhe të argëtohen në vend që të rrisin fëmijë. Por ky pretendim shpërfill dy fakte thelbësore. I pari është se shtetet më feministe, ato në Europën Veriore, tani kanë disa nga normat e lindjeve më të larta në kontinent. Dhe fakti i dytë është se gratë shpesh nuk janë kundër idesë që të kenë fëmijë; ato po lindin më pak se sa duan, kryesisht për shkaqe ekonomike. /MONITOR

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *